AKTUALE

Arrestohet Ejup Rustemi?!

Ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi , është arrestuar nga policia, por ende nuk dihet arsyeja e saktë e ndalimit të tij, raporton TetovaSot.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ai është shoqëruar nga forcat e rendit, ndërsa institucionet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi rastin.

Rustemi ka mbajtur disa pozita të rëndësishme publike, kryesisht pas ardhjes së BDI-së në pushtet, duke qenë një nga figurat kyçe në sektorin e infrastrukturës dhe transportit. Pritet që në orët e ardhshme të ketë më shumë detaje rreth shkaqeve të arrestimit të tij.

Lajmi është në zhvillim dhe do të pasurohet me më shumë informacione sapo të ketë një reagim zyrtar nga autoritetet./TS

Banner

Related posts

Kasami për Taravarin: Po të ndahet nga grupi do ta “haje ujku”

Gjyla Halili

Sipas sondazhit të Topshqip, kandidati i cili fiton binshëm Çairin është Abdulselam Selami

Gjyla Halili

Azir Aliu do të marrë karrigen e Taravarit në kujdesin shëndetësor

Gjyla Halili