AKTUALE

Mickoski: S’kam informacione se Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe VLEN-in! Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk ka informacione që Arben Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe koalicionin VLEN, shkruan TV21. Mickoski thotë se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm.

“Unë nuk kam informacione të tilla, se do ta braktis koalicionin qeverisës z.Taravari dhe koalicionin VLEN, përkundrazi mendoj se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale dhe si do të pozicionohet koalicioni VLEN, atëherë atë pyetje më mirë është ta adresoni te ata, ata të përgjigjen”, tha Mickoski.
I pyetur për kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha:

“Kush kërkon zgjedhje të parakohshme? Opozita. Nuk jam i sigurt që e gjithë opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse pajtohen, ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje, por nuk jam i sigurt se opozita e plotë kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Mickoski.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA PRITI DELEGACIONIN E TELEVIZIONIT NEWS NGA KUMANOVA

Gjyla Halili

Faton Ahmeti në Westminster Fondation for Democracy: Transparenca instrument i rëndësishëm për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së partive politike

Gjyla Halili

Partneri i koalicionit i Artan Grubit, akuzon Ali Ahmetin për të gjitha të këqijat që u kanë ndodhur shqiptarëve dy dekadat e fundit

admin