AKTUALE

Taravari: Komunikoj me të gjitha partitë politike, përpos me Selën dhe Thaçin! VLEN ende s’ka vendim se si do të shkojë në zgjedhje

Pas deklaratës së djeshme ku tha se ka kanale komunikimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, Arben Taravari tha se komunikon me të gjitha partitë, përpos me Ziadin Selën dhe Menduh Thaçin.
“Tash unë mendoj se asgjë të keqe nuk ka që të komunikojnë partitë politike mes vete. Nëse më pyetni mua, unë ju them se kam komunikim me të gjitha partitë politike, përveç me Menduh Thaçin dhe Zijadin Selën nuk kam komunikim”, shtoi Taravari.

Kurse për takimin e djeshëm me liderët e VLEN-it, Taravari tha se ishte konstruktiv, por që ende nuk është vendosur se si do të garojë koalicioni në zgjedhjet lokale.

Banner

Related posts

Qytetari nga Luboteni: Ne votuam BDI-në, jo individët

admin

Ashtu siç “pushteti” mbylli gazetën “Zhurnal Plus”, tani tentativë për mbyllje edhe të Alsat-M !?

admin

Osmani: Ankimuam vendimin e KSHZ-së, ndërkombëtarët të ndjekin procesin me vëmendje

Gjyla Halili