AKTUALE

”Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”, sot protesta në Shkup dhe Tetovë

Nisma qytetare “Kush e ka radhën” njoftoi se sot në Shkup në orën 18:59 do të fillojë “Marshi për përgjegjësi dhe siguri” me moton “Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”.

Gjithashtu sot protesta kundër sistemit gjyqësor do të ketë edhe në Tetovë, në orën 12:30 në sheshin “Iliria”.

Kjo është kumtuar nga nisma “Zero”. Nga kjo iniciativë shkruajnë se “kemi obligim qytetar ndaj viktimave të spitalit modular, Besa Trans, Laskarcë dhe Koçan”. “Ne kërkojmë të fillojmë nga ZERO, sepse padrejtësia nuk tolerohet”.

Protestat si në Shkup ashtu dhe në Tetovë janë paralajmëruar në rrjetet sociale.

Banner

Related posts

Mexhiti: Nuk ndjej kënaqësi kur e shoh BDI-në në shkatërrim e sipër, e kam investuar pjesën më të mirë të rinisë aty! Askush s’është i lumtur me këtë, por fatkeqësisht ky është realiteti

Gjyla Halili

Grubi priti në takim ambasadorin Qehaja

admin

Ali Ahmeti pret Ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali: Fokus mbi stabilitetin dhe perspektivën evropiane

Gjyla Halili