AKTUALE

Pesë pacientë në gjendje kritike, të tjerët në gjendje stabile – një javë nga tragjedia në Koçan

Pesë pacientë në gjendje kritike dhe 110 stabile, kjo është gjendja e pacientëve nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtohen jashtë vendit. Kthimi i pesë personave të parë pritet të ndodhë të mërkurën ose të enjten, për çka është përgatitur edhe protokoll për pranimin e tyre. Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, të 55 personat që po trajtohen në spitalet maqedonase janë gjithashtu në gjendje të mirë. Nëntë prej tyre pritet të dalin nga spitali këtë javë, pasi të jenë kryer të gjitha ekzaminimet toksikologjike dhe psikologjike.

Nga 17 pacientët që po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Serbisë (UKCS) në Beograd, dy janë në ventilim mekanik, ndërsa dy të tjerë janë operuar. Sipas drejtorit të Klinikës për Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive në UKCS, dr. Milan Stojiçiq, ata janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë komplikime pas operacionit.

Gjashtë nga gjithsej 10 pacientët që po trajtohen në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjikale në Shkup kanë kryer transplant të lëkurës për shkak të shkallës së djegieve. Drejtori i Klinikës, Nebojsha Nastov, informoi se këta gjashtë pacientë kanë djegie të shkallës së tretë, ndërsa te pacientët e tjerë po vazhdojnë trajtimet e rregullta dhe pritet që javën e ardhshme të lëshohen për trajtim në shtëpi. Megjithatë, ai theksoi se situata është e paqëndrueshme dhe mund të ndryshojë nga ora në orë.

Banner

Related posts

Mickoski uron Trumpin: Mbetemi të përkushtuar për ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta me SHBA-në

Gjyla Halili

REISUL ULEMA I BFI TË RMV H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI REALIZOI TAKIM ZYRTAR ME MINISTRIN E VAKFIT DHE ÇËSHTJEVE FETARE TË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE DR. ABDULLATIF BIN ABDULAZIZ AL-SHEIKH

Gjyla Halili

Reshjet e paralajmëruara të favorshme për bujqësinë

Gjyla Halili