AKTUALE

Kryetari i degës së PDE-së në Kërçovë, Jetmir Arajdini: Skandalet e kësaj qeverie në dëm të shqiptarëve nuk kanë të ndaluar, në zgjedhjet lokale do të marin përgjigjen e merituar

Fjalimi i kryetarit të degës së PDE-së në Kërçovë, Jetmir Arajdini në takimin me qytetarët e Kërçovës.

Të nderuar motra dhe vllezër të komunitetit shqiptar, turq, romë dhe të të gjithë komuniteteve tjera në vend.

Nëse ne ndërmjet veti nuk respektojmë përkatësinë etnike dhe traditat e njëri tjetrit, atëherë e kemi shumë të vështirë për të ndjekur rrugën evropiane në të cilën si kusht kryesor paraqitet respektimi i të gjithë etnive të cilat janë pjesë e shtëpisë së madhe evropiane.

Deri para 1 viti kishim respektim dhe marrëdhënie stabile ndërmjet të të gjithë bashkësive etnike në vend. Me ardhjen në qeveri të VMRO-së dhe vazalëve të saj pa legjitimitet etnik, filluan përçarjet dhe konfliktet ndëretnike.

Vazalët e VMRO-së vetëm për një kolltuk pushteti dhanë gjithçka që u fitua me luftë, me mund dhe sakrificë, por edhe me marrëveshje që kanë krijuar trazira në institucione të larta të shtetit (Kuvendin e RMV-së).

Vazalët e VMRO-së për çdo ditë po largojnë nga puna qytetarë që nuk janë të përkatësisë etnike maqedone, vazalët e Vmro-së për çdo ditë suspendojnë nga puna të punësuar që nuk janë të përkatësisë etnike maqedone, vazalët e VMRO-së për çdo ditë po i degradojnë nga vendet e punës udhëheqëse shqiptarët sepse atë e kanë marrëveshje me padronin e tyre, kurse në televizione dhe pres konferenca bëhen patriota e të kaluar patriotave.

Sipas atyre që aspak nuk kanë legjitimitet, e paska fajin BDI dhe Fronti Evropian për Ligjin e Gjuhës Shqipe, kurse ju patriotat e vetë shpallur në vend që të tregoheni burra dhe të avanconi atë, ju heshtni para padronit tuaj dhe nuk keni fuqi të parandaloni turpin që e bënë Gjykata Kushtetuese, sepse ju në Qeveri ju futi padroni juaj prej garazhave të Qeverisë dhe jo prej derës kryesore prej ku e kanë hyrjen BURRAT që meritojnë të qeverisin me këtë vend.

Skandalet e kësaj qeverie në dëm të shqiptarëve nuk kanë të ndaluar dhe nëse qëndroj me ju deri në mëngjes besoj se as gjysmën e skandaleve të tyre nuk do të arrijmë ti përmendim, por më së miri për skandalet e tyre do të vendos populli në zgjedhjet lokale të cilat i kemi pas disa muajve. Përveç zgjedhjeve lokale, në gjendjen e mjerueshme në të cilën jemi ne si shqiptarë, e kemi të patjetërsueshme që të këmbëngulin edhe për zgjedhje parlamentare dhe tju japim goditje të dyfishtë dhe njëherë e përgjithmonë të largojmë nga skena politike profiterat klasik që politikën e shohin vetëm për përfitime personale.

Për çdo ditë hasim në antarsi të VLENIT të pakënaqur nga nëndegët, degët e kryesitë qëndrore.Nuk edi se si do ken fytyrë të dalin dhe të kërkojnë votë atyre që ju premtuan ndryshim, atyre që ju premtuan punsime dhe avancime, e nga ana tjetër asnjë punësim dhe në vend të avancimeve i larguan nga puna.

Zgjedhjet komunale do të jenë një goditje e fuqishme për ato që shiten patriota, kurse për çdo ditë bëjnë skandale me tendera milionëshe. Jam i bindur se pas goditjes që do të marrin në zgjedhjet komunale, FE nuk do të ketë opozitë për të garuar në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të cilat janë më se të nevojshme.

Un si kordinator i PDE në zonën 5 dhe si kryetar dege në Kërçovë kërkoj mbështetje nga ana juaj, por edhe shumë të tjerëve që do të na bashkangjiten ditëve dhe muajve në vijim, që ti themi stop këtij diskriminimi në bazë etnike, tju themi se ju nuk jeni legjitimët për të udhëhequr me pushtetin lokal, e aspak edhe me atë qëndror. Bashkarisht ju kisha lutur të punojm dhe të mobilizohemi që në zgjedhjet lokale të dënojmë politikat e VLENIT që janë për përfitime personale në kurriz të popullit shqiptar.

Un jam njeri me këmbë në tokë që pranoj kritika dhe instruksione. Për këtë arsye dua që të bashkëbisedojmë dhe të shprehni shqetsimet dhe idetë e juaja të cilat do ti paraqes deri tek organet e partisë që të analizohen dhe të merren parasysh në hartimin e platformës për zgjedhjet komunale në Kërçovë.

Related posts

Talat Xhaferi si simbol i inferioritetit të shqiptarit që e ka prodhuar BDI-ja

Gjyla Halili

LD-ja e Izet Mexhitit pushton Sarajin, themelohen 6 nëndegë për një natë

Gjyla Halili

Adelina Ismaili bën thirrje që të lejohet armatimi i femrave

Gjyla Halili