AKTUALE

Ishin planifikuar 10 shqiptarë, por u pranuan 14 maqedonas! Skandal me konkursin e Statistikave

Banner

Një vit më parë ishte shpallur konkurs për punësim të 14 administratorëve në Entin Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut. Sipas balancuesit, nga 14 prej tyre, 10 duhej të ishin nga bashkësia etnike shqiptare, 3 nga bashkësitë e tjera më të vogla dhe 1 maqedonas. Kjo ishte në përputhje me rritjen e përfaqësimit në këtë institucion, përcjell INA.

Por sigurisht për shkak të zhvillimeve zgjedhore vitin e kaluar , konkursi ishte anuluar dhe i njejti u shpall këtë vit. Por ajo që ndodhi së fundi nxorri në pah se nga 14 kandidatët e pranuar të gjithë janë maqedonas. E gjithë kjo si pasojë e mospasjes së Ligjit për balancuesin.
Alarmi për këtë e ka shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale, njohësi i statistikave, Ridvan Ismaili, i cili shpjegon në detaje se çfarë ka ndodhur:

Ismaili: Ja çka ndodhi me vakumin nga shfuqizimi i balancuesit
Nevoja për sjelljen e një ligji të ri, i cili do të kishte mbrojtur të drejtën e përfaqësimit adekuat të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut, është më se i nevojshëm dhe urgjent.

Shembulli më i freskët se pse nuk duhet të lihet vakum nga shfuqizimi i Balancuesit, është konkursi i fundit në Entin Shtetëror të Statistikës.

Bëhet fjalë për përsëritjen e konkursit të njejtë të para 1 viti, ku në kohë të pacaktuar parashihej të punësoheshin 14 persona, e sipas Balancuesit planifikoheshin: 10 shqiptarë, 3 pjesëtarë të bashkësive më të vogla etnike dhe 1 maqedonas.

Banner

Related posts

Npk Tetova 550 mijë euro borxhe/ Bajram Rexhepi: Struktura aktuale në Komunën e Tetovës llogarisin qytetin si plaçkë

Gjyla Halili

Nga mesnata bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës

Gjyla Halili

“As unë, as Jeton Shaqiri”/Ahmeti takoi Merkon, folën për zgjedhjet lokale?

Gjyla Halili