AKTUALE

Jetmir Ajradini: Koha është e maskarenjëve, por atëdheu i shqiptarëve, # Kreshnik Bekteshi

Shkruan: Jetmir Ajradini

Burgosjet politike dhe të montuara nuk janë diçka e panjohur për Kreshnikun, saktësisht për familjen e tij.
Në të njejtën mënyrë edhe në vitet e 80 në protestat studentore xhandarmeria serbe aso kohe arrestuan pjestarët e familjes Bekteshit, gjëgjësisht dy mixhallarët e vet.
Familja Bekteshi gjithmonë ka qenë e përndjekur nga UDB-ja, nga puthadorët dhe vazalët e saj që me sy dhe vesh kan qenë të drejtuar nga Beogradi dhe Moskva…
Kreshnikun e njohim të gjithë në Kërçovë dhe dihet botërisht qën nuk u angazhua në politik për të bërë miliona në mënyrë ilegale, me vjedhje dhe krime.
Kyçja e tij si pjesë aktive e skenës politike është si rezulltat i shkollimin dhe kualifikimit të lartë profesional, si dhe moral që posedon.
Prej në fillim të marrjes së detyrës konkrete, fillimisht si promotor ekonomik në shtetet e Evropës, e më vonë si Ministër i Ekonomisë, Kreshniku njihet vetëm për suksese, duke punësuar dhe ndihmuar shumë shqiptarë.
Kjo që ndodh ditët e fundit është një koordinim mes pushtetit dhe disa vazalëve shqiptarë që shërbejnë vetëm si dekor në këtë qeveri pa të drejtë fjale, do të mbetet vetëm një tentativë e dështusr për të njollos figurën, personalitetin dhe integritetin e tij, por në fund do të mbetet vetëm si tentativë dhe kurth politik i një sistemi të tërë shtetërorë i ndihmuar fatkeqësisht nga disa shqiptarë të nënshtruar.
Ndaj bindje se shoku, miku, bashkëqytetari jonë do të del i pastër dhe shumë me i fuqishëm nga ky linçim publik i kordinuar dhe gatuar në kuzhinat e atyre që nëpërmjet sulmeve të pabaza kundrejt Kreshnikut duan të fshehin mosaftësinë dhe përgjegjesinë personale.
“Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve”
Me Kreshnik Bekteshi

Related posts

Nikollë Camaj uron Krishtlindjen

Gjyla Halili

Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri në Konferencën Ministrore Globale për Sigurinë Rrugore në Marok

Gjyla Halili

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Gjyla Halili