AKTUALE

Sulimani: S’ka drejtësi aty ku në tragjedi më shumë flet kryeministri se kryeprokurori e gjyqësori!

Gazetari dhe politilogu, Xhenis Sulimani ka komentuar veprimet e fundit të institucioneve shtetërore për tragjedinë e Koçanit.

Sulimani shkruan se në këtë rast kryefjalë po bëhet qeveria e jo drejtësia, pasi kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme janë dy personat që më së shpeshti janë deklaruar për këtë ngjarje.

Reagimi i plotë:

Çfarë mësuam tjetër ditëve të fundit, përveç rrënjëve të thella të korrupsionit nëpër institucionet që duhet të jenë front kundër korrupsionit? Mesuam se pushteti aktual synon krijimin e shtetit policor. Nxjerrë të dyshuar në publik, ua dërgon mediat e veta para hundëve personave të dyshuar, nën pranga, dhe i pyesin “a ndihen fajtorë?”

Ligjëisht, gjithësecili është i pafajshëm deri në konfirimin e të kundertës, fajësisë. Është joetike krijimi i spektaklit për poena politik, duke nënçmuar të dyshuarit dhe duke glorifikuar ekzekutivin: Ja po i prangosin, jaa i mbyllen … jaaa po rritet numri i të arrestuarve … jaa… jaaa …!

Aty ku qeveria është kryefjala dhe jo drejtësia, jo prokuroria e gjyqësori, aty nuk ka drejtësi! Prandaj secili prej nesh, secili prej qytetarëve të thjeshtë, e njohin kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme dhe jo kryeprokurorin e shtetit.

#provincializempolitik

Banner

Related posts

Besimi: Jemi të gatshëm për emetimin e euroobligacionit, investitorët kanë besim

admin

Escobar: Kurti duhet të bindet pak më shumë për planin trepikësh të BE-së për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës

admin

Ali Ahmeti uron Fatos Nanon për ditëlindje

Gjyla Halili