AKTUALE

Lëvizja Besa largon nga uebfaqja nënkryetaren Besa Kadriu dhe njofton se ajo ka dhënë dorëheqje nga organet e partisë

Banner

Pas shpalosjes së qëndrimit të Besa Kadriut, e cila deri më tani në publik dhe media është ditur se bartë funksionin e nënkryetares së Lëvizjes Besa, parti në pushtet, kanë reaguar nga partia në fjalë, transmeton TV21.
Në lidhje me shkrimin e Kadriut, ku kritikon Qeverinë dhe retorikën e kryeministrit Hristijan Mickoski, nga Lëvizja Besa thonë se ato nuk paraqesin qëndrim të partisë.
Nga partia gjithashtu njoftojnë se Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë dhe ajo çfarë bie në sy, pas kumtimit të qëndrimit të saj, është hequr nga ueb faqja e Lëvizjes Besa.

“Lëvizja BESA informon opinionin e gjerë, se Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe në shkrimet e saj të fundit, nuk i shfaq qëndrimet partiake, por qëndrimet e saja personale.
Znj. Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë së Lëvizjes BESA në seancën e mbajtur të Kuvendit Qendror të partisë më datë 01.06.2024.

Ndryshe Lëvizja BESA mbështet fuqishëm çdo përpjekje të organeve të shtetit, për të zbardhur çdo detaj lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe në veçanti inkurajon organet e Drejtësisë që të jenë sa më efikas në punën e tyre”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Banner

Related posts

Sinishtaj falënderon kongresmenen McClain për letrën dhe përkrahjen e shqiptarëve në Mal të Zi

admin

Sipërmarrësi nga Medvegja kandidon për eurodeputet, pritet në takim nga Presidenti Begaj

Gjyla Halili

Kërkohej nga Interpoli, policia e Maqedonisë e arrestoi në “Bellanocë” shtetasin e Serbisë

Gjyla Halili