AKTUALE

Jajaga Mickoskit për “kapjen për veshi”: Kryeministri të zgjidhë problemin, përndryshe respekti është i ndërsjellë

Sekretari organizativ i Aleancës së Shqiptarëve – FE, Tiron Jajaga ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski ku thotë se “për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpitë“, transmeton TV21.

Jajaga ka porositur Mickoskin që të “zgjidhë problemin” me tragjedinë në Koçan, pasi sipas tij, “përndryshe respekti do të jetë i ndërsjellë”
Jajaga poashtu ka bërë thirrje që përgjegjësi për rastin të mbajnë bartësit aktualë të funksioneve.

“Dhjetëra familje po kalojnë momentet më të rënda të jetës. Populli meriton drejtësi jo selektive. E drejtë do të ishte që në përgjegjësi të thirren mbajtësit e funksioneve aktuale, duke kërkuar nga secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.
Sa i përket deklaratës “Ju vijmë në shtëpi e ju kapim për veshi”, mendova se detyra e Kryeministrit është të kërkojë zgjidhjen e problemit; përndryshe, respekti është i ndërsjellë”, shkroi Jajaga në “Facebook”.

Related posts

Rritja minimale e pagës minimale nuk ndihmon qytetarët, sepse brenda një viti çmimet janë rritur 25%!

admin

Kryeminstri Xhaferi: Data e sotme është skalitur në kujtesën kolektive me pikëllim, hidhërim dhe dhimbjen shumë të madhe të shkaktuar nga deportimi i hebrenjve nga shteti ynë

Gjyla Halili

VMRO: Fundi i BDI-së ka filluar me vendosjen e funksionarëve të saj në Listë të Zezë të SHBA-së

Gjyla Halili