AKTUALE

“Ministri Bekteshi nuk ka lejuar dhënien e licencës, pasi nuk plotësoheshin kushtet”! Ademi: Do të japim provat se kush ka lejuar të ndodh tragjedia në Koçan

Arbër Ademi nga BDI, në ldihje me rastin në Koçan, tha se ish-minsitri i Ekonomisë nuk ka lejuar dhënien e licencës për klubin e natës në të cilin shpërtheu zjarr, që për pasojë, humbën jetën 59 persona, shkruan TV21. Ademi tha se, ky objekt nuk i ka plotësuar kushte dhe se nuk kishte asnjë licencë në regjistrin e Ministrisë dhe as administrata nuk e ka përgatitur një licencë të tillë në vitin 2024. Ai gjithashtu tha se, ditëve në vijim, do të përgatisin prova se kush dhe në çfarë mënyre ka lejuar që të ndodh tragjedia në Koçan, që siç tha, kjo tragjedi nuk duhet të lejohet të përsëritet më.

“Në mars të vitit 2024, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nuk ka lejuar dhënien e licencës për një lokal nate për shkak se objekti nuk i plotësonte kushtet; nuk kishte asnjë licencë në regjistrin e Ministrisë dhe as administrata nuk e ka përgatitur një licencë të tillë në vitin 2024. Pse objekti ka funksionuar pa licencë deri në mars 2025, përgjigja duhet kërkuar në vendin ku duhet kërkuar dhe marrë përgjegjësi dhe llogari për këtë tragjedi. Në ditët në vijim do t’i japim publikut dokumentacionin dhe provat e plota se kush, si dhe në çfarë mënyre e ka lejuar të ndodhë kjo tragjedi e tmerrshme dhe do të paraqesim një raport dhe prova të detajuara në Prokurorinë Publike për të nisur procedurën për përgjegjësi penale për personat dhe institucionet kompetente, sepse duhet të ketë përgjegjësi dhe kjo tragjedi nuk duhet të lejohet të përsëritet më”, tha Ademi.

Related posts

UT hapi dyert për maturantët

Gjyla Halili

Bexheti: Kallëzimi penal ndaj meje është me porosi të Mexhtit deri tek Mickoski

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE prezanton 25 kandidatë për kryetarë komunash – emri për Shkupin mbetet pezull

Gjyla Halili