AKTUALE

MANIFESTIMI FETAR ME RASTIN E BEDRIT NË ÇELLOPEK

Me rastin e shënimit të Bedrit, Myftinia e Tetovës mbajti manifestimin e saj qendror në Xhaminë e Epërme të fshatit Çellopek, në prani të një numri të madh besimtarësh.

Manifestimi u hap nga sekretari i Myftinisë, Semir ef. Fazliji, i cili i uroi mirëseardhje të pranishmëve. Më pas, fjalën e mori Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i cili mbajti një ligjëratë të bukur mbi urtësitë dhe mësimet e kësaj date të shënuar për myslimanët gjatë muajit të Ramazanit. Imami i xhamisë, Neset ef. Imeri, shprehu falënderimet e tij të përzemërta për vlerësimin që Myftinia i bën Çellopekut duke e përzgjedhur për manifestimet qendrore.

Namazin e jacisë dhe të teravisë e udhëhoqi hafizi i dalluar i qytetit, Hfz. Idriz ef. Osmani. Ndërkohë, këtë natë e zbukuruan me ilahi dhe kaside të bukura zërat e mirënjohur të Tetovës, Venhar Osmani dhe Kadir Ahmedi. Për herë të parë në këtë fshat, ata nderuan xhaminë duke thirrur ezanin dyshe.

Në përmbyllje të kësaj nate të veçantë, një ashere të bukur e këndoi hoxha i njohur, Jonus ef. Tairi.

Mbetemi të kënaqur dhe të nderuar nga pritja e përzemërt e hoxhallarëve Neset ef. Imeri dhe Nuri ef. Ganiji, si dhe nga mikpritja e këshillit të xhamisë, me në krye Ibrahim Memishin, pa harruar xhematin e kësaj shtëpie të Zotit.

Allahu i nderoftë të gjithë dhe na i pranoftë adhurimet!

Related posts

Ndërron jetë poetja Lindita Ahmeti

Gjyla Halili

Ministri Osmani i bën thirrje presidentit Pendarovskit që të thirr Këshillin e Sigurisë

Gjyla Halili

Ahmeti: Gjeneralët shqiptarë ishin të njoftuar hollësisht saqë dinin edhe foletë e dallëndysheve në kazermat e Jugosllavisë

admin