AKTUALE

Vendosen lule në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, për nder të viktimave në Koçan! Mexhiti: Jemi bashkë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kreu i komunës së Çairit Visar Ganiu, dhe një grup i të rinjve, ka vendosur lule në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, për nder të vitkimave nga tragjedia në Koçan, përcjell TV21.

“Sonte, në Sheshin Skënderbeu, vendosëm lule në nderim të jetëve të humbura të viktimave në tragjedinë e Koçanit. Së bashku, e ndajmë dhimbjen e solidarizohemi me njëri-tjetrin. Sonte, në gjuhë të ndryshme flasim, por njejtë i vajtojmë dhe pikëllohemi për të rinjtë dhe të rejat tona që i humbëm padrejtësisht. Lutjet dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit. Ata nuk janë vetëm në këtë dhimbje! Jemi bashkë!”, ka shkruar Mexhiti.

Banner

Related posts

Nëndega më e madhe e BDI-SARAJ bëhet edhe më e fortë

Gjyla Halili

Valë e reagimeve nga Beogradi pas vendimit të Bujar Osmanit, “Politikë antiserbe” thotë Daçiq

Gjyla Halili

VLEN i përgjigjet akuzave të BDI-së: Mëkatet për “Megawin” kërkoni te Artani dhe Përparimi

Gjyla Halili