AKTUALE

Nikollë Camaj: Tragjedia në Koçan dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme

Banner

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikolla Camaj, me rastin e tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, i ka shprehur ngushëllimet më të thella presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, kryeministrit Hristijan Mickoski dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut:

“Në vend të një mëngjesi të çeltë, sot na ka pritur lajmi i errët për një tragjedi të tmerrshme me një numër të madh jetësh të humbura.
Nuk ka fatkeqësi të vogla apo të mëdha, sepse vetë ato janë një e vërtetë e ashpër që përgjithmonë ndryshon realitetin me të cilin duhet të përballemi. Përballja me këtë është më e vështira për ata, në zemrat e të cilëve do të mbetet përgjithmonë boshllëku dhe dhimbja. Kjo humbje e pazëvendësueshme është edhe më e dhimbshme, sepse bëhet fjalë për një rini të ndërprerë. Prandaj, tani e vetmja gjë që mbetet është të shprehim ngushëllimet më të thella, të gjitha familjeve të viktimave. Jemi me ju në dhimbje, të vetëdijshëm se plagë të tilla nuk shërohen kurrë.

Banner

Related posts

E dhimbshme – Në natën e bajramit ndërron jetë i riu nga Hasanbegu

Gjyla Halili

BQK dhe Banka Qendrore Evropiane dakordohen për vazhdimin e Linjës REPO – çfarë është kjo linjë?

Gjyla Halili

Haradinaj voton bashkë me fëmijët, thirrje qytetarëve: Kosova ka nevojë për votën tuaj

Gjyla Halili