AKTUALE

Serafimova: Një numër i madh i viktimave kishin ndërruar jetë në vendngjarje

Drejtorja e spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova në deklaratën e parë për media njoftoi se në këtë spital trajtohen rreth 20 pacientë me lëndime më të lehta, ndërsa të lënduarit që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në Klinikat e Shtipit dhe Shkupit.

Serafimova zbardhi se një numër i madh i viktimave kishin ndërruar jetë në vendngjarje por disa prej tyre sapo kishin mbërritur në spital.

Sipas drejtores së spitalit te Koçanit personat e vdekur janë nga mosha 14-24 vjeçare. Janë identifikuar për momentin vetëm ata që kane pasur me vete letërnjoftime. Personat që trajtohen në spitale kanë pësuar djegie dhe janë helmuar nga tymi i zjarrit.

Banner

Related posts

Festat shtetërore, në vitin 2026 do të ketë shtatë fundjava të zgjatura

Gjyla Halili

U prezantuan me sukses mundësitë e investimit në Dhomën e Tregtisë së Sharjah dhe Dhomës së Tregtisë së Dubait!

Gjyla Halili

VLEN hapi Shtabin Komunal në Sopishtë

Gjyla Halili