AKTUALE

Arbon Musliu nga Struga zgjidhet nënkryetar i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut

Pas Asamblesë së rregullt Zgjedhore, në të cilën Masar Omeragiq u zgjodh njëzëri për një mandat katërvjeçar si kryetar, u mbajt edhe një mbledhje e Këshillit Drejtues.
Në këtë mbledhje u përcaktuan dhe u konfirmuan propozimet për anëtarët e rinj. Katërmbëdhjetë përfaqësues nga lidhjet komunale morën besimin dhe mandatin për të qenë pjesë e Bordit Drejtues të udhëheqësisë së re të FFM-së.
Anëtarët e rinj të Bordit Drejtues të FFM-së:
Zllatko Talevski (LKF Manastir)
Sveto Stankovski (LKF Gazi Babë)
Berat Ismaili (LKF Gostivar)
Sashko Tasev (LKF Kavadarci)
Igor Frangovski (LKF Kisella Vodë)
Stanko Manchevski (LKF Koçani)
Dobre Ivanov (LKF Kratovë)
Borçe Lazarevski (LKF Kumanovë)
Abdulla Sakipi (LKF Likovë)
Marjanço Stojkovski (LKF Prilep)
Goran Gavrilov (LKF Probishtip)
Gjorgji Ugrinovski (LKF Resnjë)
Xhevat Dibrani (LKF Strugë)
Dimitar Xhonov (LKF Shtip)
Agim Ibraimi (Tetovë)
Darko Kostovski (Shkup)
Slave Kostov (Veles)
Vlladimir Gashevski (Shkup)
Gjithashtu, Këshilli Drejtues mbështeti idenë dhe votoi për dy nënkryetarë të FFM-së, të cilët do të jenë Marjanço Stojkovski nga LKF Prilep dhe Arbon Musliu nga LKF Strugë.
Arbon Musliu zgjidhet nënkryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë!

Struga arrin një përfaqësim historik në nivelin më të lartë të futbollit në vend.

Masar Omeragiq ishte i vetmi kandidat për postin e kryetarit, duke e pasuar Muamed Sejdinin, i cili u largua nga posti në fund të vitit të kaluar. Në Federatën e Futbollit të Maqedonisë janë rikthyer disa emra si Pandev, Hristov, Ibraimi…

Banner

Related posts

Ali Ahmeti krenarë për të arriturat e vajzës së Heroit të Kombit dhe Udhëheqësit të tij Rexhep Malaj

Gjyla Halili

Bytyçi akuzon Ministrin e Kulturës në Shkup për diskriminim ndaj shqiptarëve

Gjyla Halili

Kontrollon 50 pacientë në ditë! Arben Taravari, doktori që pretendon të bëhet president

Gjyla Halili