AKTUALE

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI VIZITON BASHKËSINË ISLAME TË AUSTRISË

Dy vjet pas nënshkrimit të “Letër Memorandumit” me Bashkësinë Islame të Austrisë, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, së bashku me Shefin e Kabinetit, Dr. Abdulkerim Iseni, Drejtorin për Diasporë, Mr. Mafiz Rustemi, Drejtorin për Kulturë dhe Shkencë, Mr. Musanif Rufati, si dhe Drejtorin e Sektorit Fetaro-Arsimor, Mr. Fejzullah Sadiku, vizituan Bashkësinë Islame të Austrisë.

Delegacioni nga Maqedonia e Veriut u mirëprit nga Presidenti Mr. Ümit Vural, Myftiu Mustafa Mullaoglu, Kryetari i ALKIG, Vahidin ef. Beluli, dhe drejtuesi i Zyrës së Arsimit, Binur Mustafi.

Gjatë takimit, u diskutuan sfidat dhe mundësitë aktuale të komuniteteve tona, ndërsa drejtuesi i Zyrës së Arsimit, Binur Mustafi, prezantoi konceptin e trajnimit të ardhshëm të imamëve në Austri.

Falënderojmë Bashkësinë Islame të Austrisë për mikpritjen dhe bisedën e frytshme!

Banner

Related posts

Bislimi: Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri pa u hequr sanksionet nga BE-ja

admin

MEXHITI: PROPOZIMI NUK ËSHTË DISKUTUAR NË PARTI, GRUBI PO E HARRON POZITËN E VET

admin

Deputetët debatuan deri para orës 2 të mesnatës, i kthehen punës në ora 10!

admin