AKTUALE

NDAHEN 25 TONELATA HURMA PËR QYTETARËT E VENDIT

Banner

Bashkësia Fetare Islame, me në krye Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të enjten më 12. 03.2025 ndërmori aksionin për shpërndarjen e organizuar të 25 tonelata hurma nëpër gjitha myftinitë e teritorit të vendit tonë. Fillimisht ato do të ndahen nëpër myftinitë e BFI e RMV prej ku do të shpërndahen tek besimtarët muslimanë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Këto hurma janë dhuratë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, respektivisht nga Kujdestarët e Dy Xhamive të Shenjta, Mbretit Selman bin Abdulaziz El Saudi dhe djalit të tij, Princi i Kurorës Muhamed bin Selman Al Saud,
Ky aksion filloi nga selia e Bashkësisë Fetare Islame në prezencën e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga stafi i Kabinetit të tij, Sekretarit Gjeneral dhe drejtorëve të sektorëve të ndryshme të Rijasetit, në shoqërimin e Stafit të Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite nga Tirana nën udhëheqjen e Ekselencës së tij zv. Ambasadorit Abdulazis Al Atiki.
Me këtë rast, Kryetari i BFI e RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në emër të institucionit dhe muslimave të vendit shprehu falënderim të veçantë ndaj shtetit Saudit për këtë sasi të madhe të dhuruar për besimtarët e vendit tonë. Zoti i bekoftë.

Banner

Related posts

Ligji për masa restriktive/ Kovaçevski: Miloshoski të mos e bllokojë ligjin, të futet në komision!

Gjyla Halili

Kasami: Komisioni për falje duhet të jetë më serioz në punën e saj, të fal vetëm ato persona që e meritojnë

Gjyla Halili

Nga e mërkura do të vendosen këto shenja në çmimet e disa produkteve në supermarkete të Maqedonisë, ja çfarë nënkupton kjo

admin