AKTUALE

LSDM: Prokuroria të hetojë tenderët e ministrit Stefan Andonovski

Partia opozitare maqedonase kërkon që Prouroria Publike të veprojë në rastin me ministrin e Transformimit Digjital Stefan Andonovski, për të cilin thonë se ka kurdisur tenderë në ministrinë e tij.
Nga LSDM thonë se hapi i parë i KSHPK-së pasi hapën rast për këtë është në drejtimin e duhur, ndërsa tani kërkojnë që të përfshihet edhe Prokuroria Publike.

“Provat janë të qarta: kompania e bashkëshortit të Klinçarovës, i cili është sekretar shtetëror në ministrinë e Andonovskit, ka fituar dy tenderë dhe ministri Andonovski është nënshkrues i kontratave. Ky është një rast i qartë i konfliktit të interesit dhe një dyshim i bazuar për korrupsion. Prokuroria Publike duhet të hapë një hetim sot.

“Rrjetet e tenderëve të VMRO-DPMNE-së duhet të ekspozohen dhe përgjegjësit të sanksionohen. LSDM nuk do të lejojë që kjo aferë të mbulohet – çdo aktor i këtij rrjeti kriminal duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit!”, thonë nga LSDM.

Banner

Related posts

Qamili: Kryeshefi i policisë së Tetovës, ushtron trysni ndaj aktivisteve t VLEN-it – kot e kanë me 8 maj festohet fitorja e madhe!

Gjyla Halili

Vjollcë Berisha: Jemi reshtuar në anën e asaj që është shqip, që është e pastër dhe e vërtetë

Gjyla Halili

Bujar Osmani me mesazh të fuqishëm me rastin e 8 Shtatorit: “Të japim besë, nuk ka kthim prapa, e ardhmja është Evropa!”

Gjyla Halili