SPORT

Skena që nuk i shkojnë nivelit të Ronaldos (VIDEO)

Banner

Cristiano Ronaldo arriti të shënojë golin e tij të parë në kampionatin arab, por pa mundur t’i japë ekipit të tij fitoren. Goli i tij në minutat shtesë e dërgoi ndeshjen në 2-2, duke e nxjerrë Al Nassr-in me një pikë nga stadiumi. Por, përpara këtij momenti, Ronaldo u përfshi në një përplasje me kundërshtarët.

Ammar Al Daheem rrëzohet në zonën e Al Nassr-it dhe pretendon për faull. Veprimi i tij ka nervozuar 5 herë fituesin e Topit të Artë, i cili reagon në mënyrën jo të zakonshme për të. Kaq ka mjaftuar që lojtarët e Al Fateh-ut të shkojnë menjëherë pranë tij dhe të përplasen fizikisht. Në fund ka ndërhyrë edhe gjyqtari, që u tregon kartonin e verdhë të dy protagonistëve. Një skenë që nuk i shkon aspak një futbollisti të nivelit të Cristiano Ronaldos.

Banner

Related posts

Arta Mustafa dhe Jeta Zeka në FIBA European

admin

Ekipi ukrainas dhe ai rus i futbollit grushtohen brutalisht në një hotel në Turqi

admin

Peles i del një “problem” për së vdekuri

admin

Leave a Comment