AKTUALE

Drejtori Goce Dimovski realizoi takim me kompaninë Murat Wiring System Volex!

Banner

Është mbajtur takimi i rregullt i punës me kompaninë Murat Wiring System Volex!

Drejtori Goce Dimovski pati një takim të rregullt pune të suksesshëm me përfaqësuesit e kompanisë Murat Wiring System Volex, e cila ka fabrikën në kuadër të TIDZ Shkup 2. Në takim u diskutua për aktivitetet e deritanishme të kompanisë, sfidat me të cilat ballafaqohen, si dhe mundësitë për rritje dhe zhvillim të mëtejmë.

🗣”Murat Wiring System Volex është një investitor i rëndësishëm që kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe punësimin në vend. Synimi ynë është të ofrojmë kushte edhe më të mira për rritje të mëtejshme dhe rritje të konkurrencës”. – theksoi Dimovski.

Ilhan Xhanoz, drejtor i fabrikës, theksoi se klima e qëndrueshme e biznesit dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm janë faktorë kyç për funksionimin dhe rritjen e suksesshme të kompanisë në Maqedoni.

🔑”Prania jonë globale dhe përvoja shumëvjeçare janë avantazhe domethënëse që na mundësojnë të vazhdojmë të rritemi, dhe fabrika në Maqedoni është e një rëndësie vendimtare për proceset tona të prodhimit dhe strategjinë rajonale”, theksoi ai.

Banner

Related posts

Seancë solemne e Qeverisë me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Gjyla Halili

Ndryshimet kushtetuese, Mexhiti: Deklarata e Osmanit, nuk është qëndrim i partisë

admin

BDI u bën thirrje SHBA, NATO-s, BE-s, Shqipërisë dhe Kosovës: Reagoni me urgjencë ndaj këtij rre’ziku që i kanoset frymës dhe arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit

Gjyla Halili