AKTUALE

Mark Rutte nesër viziton Kosovën – takohet me Osmanin e Kurtin

Banner

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut do të vizitojnë Kosovën më 11 mars.

Gjatë kësaj vizite, Rutte do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani. Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga NATO.

Shefi i NATO-s do të takohet edhe me udhëheqësit e misionit paqeruajtës të aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, si dhe me ata të Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX) dhe përfaqësues të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK).

Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë që kur ai mori drejtimin e NATO-s në tetor të vitit të kaluar.

Ndërkaq sot, Rutte do të jetë për vizitë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Rutte do të takohet me zyrtarë të nivelit të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina.
Sipas njoftimit ai do të vizitojë gjithashtu selinë e NATO-s në Sarajevë (NHQSa) në Kampin Butmir, ku do të takohet me Komandantin e NHQSa-së, Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian.

Rutte ka theksuar se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi është një çështje e rëndësishme, duke shtuar se nuk sheh arsye për të dyshuar nëse do të ketë ndonjë ndryshim të theksuar në angazhimin e Shteteve të Bashkuara në NATO.

Ndryshe, stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka qenë një prej çështjeve kryesore që ka dominuar diskutimet ndërkombëtare për dekada, kryesisht për shkak të tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë. NATO-ja ka mbi 4 mijë trupa në Kosovë.

Banner

Related posts

Pushteti i vendosur për të vazhduar punën e Kuvendit, opozita e akuzon për dështim

admin

Talat Xhaferi në vizitën e parë në Kosovë si kryeministër, viziton Kolegjin AAB

Gjyla Halili

Ministri Limani në Turqi: Diskutohet sjellja e perspektives gjinore në krijimin e inteligjencës artificiale

Gjyla Halili