AKTUALE

Ash: Pasi degraduan gjeneralët shqiptarë, avancuan kuadrot e Beogradit dhe bashkëpunëtorët rus

Presidentja Gordana Siljanovska, dje gradoi gjeneralin Orce Jordev në komandant të dytë të Ushtrisë. Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, ndërsa Jordev nuk mori certifikatën e NATO-s katër vjet më parë, sepse ishte i lidhur me strukturat ruse përmes “Ujqërve të Natës”.
Para pak kohësh, për komandant të Brigades së Parë vendoset Dejan Çiplakovski, i cili gjithashtu promovohet edhe në gjeneral, ndërsa shkollimin më të lartë ushtarak (skolo za nacionalna odbrana) e ka kryer në vitin 2018 në BEOGRAD!
Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Presidentes Siljanovska, Gjeneral Besnik Emini, nga pozita e Komandantit të Komandës së Operacioneve (nga kjo pozitë, drejtpërdrejt komandonte rreth 80% të ushtrisë), ndrohet, degradohet dhe denigrohet, duke u vendosur në një pozitë administrative në Ministrinë e Mbrojtjes.
Derisa e gjithë kjo “masakër” po ndodh në Armatën e RMV-së, koalicioni i 5 partive Vlen merret me tendera dhe interesa meskine.
Kujtojmë opinionin se ky nuk është degradimi i vetëm i shqiptarëve në strukturat më të larta shtetërore, pasi nga ardhja e Qeverisë jolegjitime dhe monoetnike, shqiptarët u larguan dhe degraduan edhe nga shërbimet e sigurisë, Agjencia për Zbulim, Shërbimi ushtarak i Zbulimit dhe Sigurisë, si dhe një sërë institucionesh të tjera të rëndësishme.

– Aleanca për Shqiptarët

***

Banner

Related posts

Kostadinovski: Vendimi i KSHZ-së që të shkojë me dy nënshkrime, i cili nuk paraqet kufizim, faktikisht paraqet edhe impelentim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Gjyla Halili

Dosjet e ilegales shqiptare/ Grubi: Dokumentimi i tyre do të ruajë përjetë kujtimin mbi qëndresën heroike

admin

Shkëlqim Hajdari mer drejtimin e Qarkut të  Tiranë.

Gjyla Halili