AKTUALE

Sekretariati për Mundësi të Barabarta i BDI-së, Dega e Çairit, me rastin e 7 Marsit -Ditës së Mësuesit nderon veteranët dhe veteranet e arsimit shqip.

Sekretariati për Mundësi të Barabarta i BDI-së, Dega e Çairit, me rastin e 7 Marsit -Ditës së Mësuesit, tradicionalisht nderon veteranët dhe veteranet e arsimit shqip.

Një nga vizitat të cilën e realizuam sot ishte në shtëpinë e mësueses së nderuar Sebahat Haskaj. Mësuesja Sebahat punën e saj e nisi në Dvorc e Radush për 7 vite, dhe më pas edhe 30 vite tjera në Sh.F.K. Liria në Çair.

Mikëpritja e familjes Haskaj, shëndeti, energjia, buzëqeshja dhe biseda e këndshme me e mësuesen Sebahat, ishte një përjetim i papërshkrueshëm në këtë ditë të bukur feste.

Me këtë rast, Sekeretariati për Mundësi të Barabarta pranë Bashkimit Demokratik për Integrim -Dega e Çairit, me shumë nderime dhe respekte, të gjithë mësimdhënësve ju uron 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

“Askush nuk është më i rëndësishëm për një shtet të ardhshëm, sesa mësuesit.”

Banner

Related posts

Shefi i diplomacisë së Malit të Zi, Ibrahimoviq për vizitë zyrtare në vend

Gjyla Halili

“Energoinvest” / VLEN: BDI mbron projekt që vetë kuadrot e saj kanë kërkuar të ndërpritet

Gjyla Halili

Arrestimi i veteranit të UÇK’së, Ambasadori Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi

Gjyla Halili