AKTUALE

Familja Mamaqi nga Bubqi – Fushë Krujë sot u bë me shtëpi nga Fondacioni Golden Eagle.

Familja Mamaqi në Bubq tashmë ka një shtëpi të re, falë mbështetjes së Fondacionit Golden Eagle. Pas publikimit të rastit nga JOQ Albania, drejtuesi i Fondacionit Golden Eagle, z. Shaqir Palushi, udhëtoi drejt Shqipërisë për t’i dhënë lajmin e gëzueshëm familjes Mamaqi. Ky akt i bukur solidariteti erdhi pas nevojës urgjente që kishte familja për një strehim.
Si fillim u sigurua leja e ndërtimit për shtëpinë e re dhe më pas u punua për ndërtimin e saj. Ëndrra e familjes Mamaqi për të pasur një strehë të ngrohtë dhe të sigurt, u realizua! Fondacioni Golden Eagle ka ofruar gjithmonë mbështetje për ata që kanë nevojë, dhe ky është një ndër rastet e shumta kur ky fondacion u ka ardhur në ndihmë familjeve shqiptare.
Kjo është një histori frymëzuese e solidaritetit dhe mbështetjes, dhe shpresojmë që të tjerë mund të marrin shembull nga ky akt i bukur.

Banner

Related posts

Mickoski: Na vjen keq për ngjarjen me presidenten Vjosa, herën tjetër personalisht do ta mirëpres në aeroport

Gjyla Halili

Partitë politike përballë “testit” financiar, duhet të dorëzojnë raporte për donacionet!

Gjyla Halili

VLEN:Deputetët e Frontit Evropian po i largojnë shqiptarët nga partnerët strategjikë perëndimorë

Gjyla Halili