AKTUALE

Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerike, Ilir Rusi, Martin Vulaj dhe Burim Rexhaj.

Ahmeti në njoftimin e tij për opinionin shkruan se miqësia me SHBA-të mbetet e palëkundur dhe se kontributi i diasporës shqiptare në SHBA ka qenë gjithmonë faktor kyç për shumë ngjarje në trojet shqiptare.

Njoftimi i plotë:

Takim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane 🇦🇱🇺🇸

Kënaqësi e veçantë të mirëprisja në selinë e BDI-së në një takim vëllazëror z. Ilir Rusi, z. Martin Vulaj dhe z. Burim Rexhaj, përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, në të cilin bashkë diskutuam mbi zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, rajon dhe sfidat gjeopolitike.
🇺🇸🇦🇱 Miqësia dhe partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një vlerë e patjetërsueshme për kombin tonë. Mbështetja e palëkundur e SHBA-ve ka qenë dhe vazhdon të jetë shtyllë kyçe në forcimin e pozitës sonë dhe në avancimin e të drejtave shqiptare në rajon.
Në këtë drejtim roli dhe kontributi i diasporës shqiptare në SHBA ka qenë dhe do të mbetet një faktor kyç për të ardhmen tonë të përbashkët, jo vetëm për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por në të gjitha trojet tona etnike!

Banner

Related posts

LSDM: Shkupi u la qëllimisht në plehra, vetëm që Orce të bënte spektakël PR me dronë

Gjyla Halili

Shoqata “Jehona e Malësisë” uron për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë/ Berishaj: Vota e lirë forcon demokracinë në Kosovë

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi në takim me përfaqësues të Ash-së: Vetëm bashkë mund të bëjmë punë të mira për Tetovën

Gjyla Halili