AKTUALE

Ali Ahmeti: Skënderbeu na ka mbajtur gjallë gjithë rezitencën tonë kombëtare

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka marë pjesë në evenimentin e organizuar nga Bashkia e Lezhës për nder të 2 Marsit, 581 vjet Besëlidhja e Lezhës-Trashëgimia e Bashkimit Kombëtar.

Lideri Ahmeti pasi përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi organizatorët, kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreut, i cili me këtë rast ka bërë bashkë shqiptarët nga të gjitha trojet, tha:”Do të doja që në këtë ngjarje kaq të rëndësishme për ne shqiptarët ta rumbullaksoja me porosinë brez pas brezi të artistit të popull, shqiponjë ma jep syrin të shoh në Lezhë e në Krujë Kryetrimin”.

Më tej Ahmeti kujtoi historinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu duke theksuar se ai na e ka mbajtur gjallë gjithë rezitencën tonë kombëtare dhe na ka udhëhequr në të gjitha përpjekjet për liri e demokraci kombëtare.”25 vjet, asnjë betejë të humbur, gjithmonë i fituar dhe pikërisht kjo na ka shërbyer neve për deri sa ai çerek shekulli e mbajti Arbërinë, pse ne mos e përmbysim Jugosllavinë, dhe ashtu u bë, sepse kishim në ballë komandantin e komandantëve, Gjergj Kastriotin Skënderbeu”.

Në fund, z. Ahmeti tha se “të gjithë të rënët për liri, nga Adem Jashari me bashkëluftëtarët, shëmbëlltyrë e kanë pasur Skënderbeun”.

Banner

Related posts

Komuna e Sarajit: Banorët e Sarajit së shpejti me qasje të lirë në internet në hapësira publike

Gjyla Halili

Mehmedi për Taravaristët: Aleancën se deshtën, pushtetit s’ja ditën rendin, më 8 maj do t’ua tregojmë vendin!

Gjyla Halili

Ndryshon orari i Dukagjinit në Ligën e Konferencës, Ballkani dhe Drita luajnë në oraret e parapara

admin