AKTUALE

Fetai: Kuvendi i Lezhës, 2 mars 1444, mesazh për bashkimin kombëtar

Sot, në përkujtim të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë shqiptare, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shprehur vlerësimin e tij për rëndësinë e Kuvendit të Lezhës, mbajtur më 2 mars 1444 nën udhëheqjen e Skënderbeut.
Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se kjo besëlidhje politike dhe ushtarake mes fisnikëve shqiptarë institucionalizoi bashkimin kombëtar, krijoi një ushtri të përbashkët dhe vendosi themelet e qëndresës për liri dhe mëvetësi.

“Sot, duke përkujtuar këtë ngjarje të lavdishme, duhet të reflektojmë mbi mesazhin e saj: uniteti dhe vendosmëria janë çelësi për mbijetesën dhe përparimin e kombit. Ashtu si atëherë, edhe sot shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar, të fuqizojnë përfaqësuesit më të mirë dhe të punojnë për një të ardhme më të ndritur”, shkruan Fetai.

Ai gjithashtu nderoi figurën e Skënderbeut dhe të gjithë luftëtarëve shqiptarë në çdo epokë, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë historike në ndërtimin e së ardhmes së kombit.

Banner

Related posts

Përplasje në mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për rritjen ekonomike

Gjyla Halili

𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐚𝐫𝐚𝐣

Gjyla Halili

Ahmeti: Lufta e 2001 nuk e përmisoji vetëm statusin e shqiptarëve por edhe të komuniteteve tjera

Gjyla Halili