AKTUALE

Fatmir Dehari uron muajn e shejtë të Ramazanit:”Le të shfrytëzojmë këtë mundësi për të sjellë dritë në jetën tonë dhe në jetën e të tjerëve”

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka uruar besimtarët islam me rastin e fillimit të muajt të shejtë të Ramazanit.

“Ky muaj i shenjtë përmes agjërimit na inkurajon durim dhe disiplinë, të lutemi e të jemi në shërbim të tjerëve. Është një kohë për t’u lidhur më shumë me familjen dhe miqtë, si dhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë”- ka shkruar Dehari.
Ja postimi plotë:

Të dashur qytetarë!

Fillimi i Ramazanit është një periudhë e veçantë që na fton të reflektojmë mbi vlerat tona shpirtërore.

Ky muaj i shenjtë përmes agjërimit na inkurajon durim dhe disiplinë, të lutemi e të jemi në shërbim të tjerëve. Është një kohë për t’u lidhur më shumë me familjen dhe miqtë, si dhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë!

Le të shfrytëzojmë këtë mundësi për të sjellë dritë në jetën tonë dhe në jetën e të tjerëve.

Me këtë rast, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar, shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja.
Gëzuar Ramazanin!

Banner

Related posts

Dobërdolli i Negotinës tani më ka vendosur, plus katër për Isen Shabanin

Gjyla Halili

Urim nga Amerika, Mark Gjonaj përgëzon zgjedhjen e Xhaferit kryeministër: Moment historik për shqiptarët!

Gjyla Halili

Shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit

admin