AKTUALE

Erdogan paralajmëron vizitën e tij në Shkup

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë midis Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se dëshiron që në mbledhjen e parë të këtij Këshilli, ta vizitojë Shkupin, shkruan TV21.

“Me deklaratën e përbashkët që e nënshkruam pak më herët. Kemi nënshkruar krijimin e mekanizmit të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë. Dashtë Zoti, edhe unë, në periudhën para nesh, për mbledhjen e parë të Këshillit tonë, dua ta vizitoj Shkupin”, tha mes tjerash Erdogan./tv21.tv

Banner

Related posts

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SHËNIMIN E 2 GUSHTIT – DITËS SË REPUBLIKËS, ME FTESË TË PRESIDENTES SILJANOVSKA-DAVKOVA

Gjyla Halili

Ali Ahmeti ka tejkaluar furtuna më të mëdha, në kohë më të vështira dhe ka dalë fitimtar, edhe kësaj radhe do t’ia dalë!

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Alfabeti i gjuhës shqipe identiteti i çdo shqiptari

Gjyla Halili