AKTUALE

Ali Ahmeti në 5 vjetorin e vrasjes makabre të Heroit të Kosovës, Qerim Kelmendi

Sot, pesë vjet pas vrasjes makabre të Heroit të Kosovës, Qerim Kelmendi, ne e kujtojmë me pietet kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Qerimi ishte njëri ndër themeluesit e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një bashkëluftëtar i paepur në këtë rrugë të vështirë dhe të lavdishme.

Si Shpirtmadh dhe si Demë, ai ishte i plagosuri i parë i UÇK-së, në vitin 1996, dhe ka luajtur një rol kyç në organizimin dhe furnizimin e bazave të UÇK-së brenda Kosovës, duke kapërcyer kufirin shumë herë, në kushte tepër të vështira.

Me modestinë e tij të pashoqe, Qerimi ishte gjithmonë i gatshëm të kontribuojë dhe të sakrifikojë për kauzën e lirisë, duke mbetur një figurë e ndritur në historinë tonë më të re.

Ashtu siç e thash në Akademi, Qerimi ishte një yll që ditën nuk dukej, por ndriçonte në errësirë. Qerimi për shokët ishte një det i qetë, kurse për armikun ishte oqean i trazuar.

Lavdi për jetë të jetëve, Hero Qerim Kelmendi!

Banner

Related posts

Truku me kube akulli është mënyra e vetme që t’i shpëtoni nga vyshkja lulet tuaja kur asgjë tjetër nuk ndihmon

admin

A Mund Të Konsumojnë Djathë Personat Me Diabet? Çfarë Duhet Të Dini

admin

Forumi Shqiptar:”Humbësit politikë po përpiqen të tërheqin në humnerë të gjithë ata që shprehin dëshirën për përparim”

admin