AKTUALE

BDI dega Gostivar: Vazalët tashmë heqin tabelat me gjuhën shqipe edhe në Gostivar

Nga BDI dega Gostivar kanë reaguar ashpër për
heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat informuese të komunikacionit të vendosura së fundmi në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar, nga Ndërmarja Publike për Rrugë Shtetërore!

“Dënojmë ashpër heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat informuese të komunikacionit të vendosura së fundmi në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar, nga Ndërmarja Publike për Rrugë Shtetërore!

Vazalët filluan më ndërrimin e tabelave pa gjuhën shqipe në pikëpagesën rrugore në Gllumovë, teksa tashmë kanë arritur deri në Gostivar.

Tabelat në gjuhën shqipe janë zëvendësuar me ato në gjuhën maqedonase, duke e fshirë gjuhën shqipe dhe duke shkelur hapur Ligjin për përdorimin e Gjuhëve.

Qeveria aktuale po godet rëndë gjuhën shqipe, po shkel kushtetutën, nuk po respekton Marrëveshjen e Ohrit dhe po provokon vazhdimisht shqiptarët me këto veprime.

Vazalët në qeveri nuk po reagojnë aspak ndaj këtyre veprimeve, madje të njejtat realizohen përpara syve të tyre, që nga lakmia për pushtet, po i kthejnë shqiptarët sërish në vitet e 90’ta. Pa përfaqësim, pa gjuhë, pa të drejta, pa krenari.

Nuk lejuam të luhet me gjuhën shqipe në Gjykatën Kushtetuese, e as këtë marri të rradhës nuk do ta lejojmë të vazhdojë tutje.
Si BDI Gostivar kundërshtojmë çdo veprim të padrejtë dhe të dëmshëm ndaj shqiptarëve, sepse ideali kombëtar është mbi të gjitha.” – thonë nga BDI dega Gostivar.

Banner

Related posts

Drejtoria e Doganave: Në vitin 2025 janë dorëzuar 213 kallëzime penale në PTP dhe PTP NKOK

Gjyla Halili

Komuna e Dibrës kërkon ndihmën e QMK-së për shuarjen e dy zjarreve nga ajri

Gjyla Halili

Reagim i BDI-së ndaj deklaratave të Hristijan Mickoskit

Gjyla Halili