AKTUALE

MEXHITI: GAZIFIKIMI DO TË ZBUSË NDOTJEN ME 50 DERI 70 PËR QIND

Banner

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti takoi përfaqësues të shoqatave ekologjike në vend

Shkup, 26.02.2025. Zëvendëskryeministri i parë dhe minister i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot priti përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile: Qendra për ndryshime klimatike, Mili-eu-kontakt Maqedoni, Eko-ndërgjegjësimi, Shoqata ekologjike e Maqedonisë dhe Shoqata e juristëve të rinj, që punojnë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Në takim, ministri Mexhiti i njoftoi shoqatat me planet dhe prioritetet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe të Qeverisë për periudhën në vijim, si dhe me mënyrat dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit.

Mexhiti u tha organizatave joqeveritare të eko-shoqërisë se është i hapur për bashkëpunim në të gjitha fushat dhe çdo ide e mirë që vjen prej tyre është e mirëseardhur.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Mexhiti tha se shkaqet e ndotjes tashmë dihen dhe se po punohet për zgjidhjen e tyre.

“Po punojmë për ndërtimin e qendrave rajonale të depozitimit të mbetjeve, po diskutojmë me një kompani turke gazifikimin gradual të të gjithë vendit, i cili do të kontribuonte në uljen e ndotjes nga 50 deri në 70 për qind, një projekt me vlerë 1 miliard euro, po ndajmë 250 milionë euro për komunat, shumë prej të cilave janë projekte mjedisore, po punojmë për projektet e zëvendësimit të taksive me vetura elektriek dhe shumë projekte tjera’, tha Mexhiti.

Nga ana tjetër, përfaqësues të sektorit të shoqërisë civile e shfrytëzuan këtë mundësi për të prezantuar punën e tyre dhe fushat e interesit.

Mendimi i përbashkët ndërmjet institucionit dhe organizatave joqeveritare ishte se ka një bashkëpunim të mirë që do të vazhdojë të zhvillohet dhe të përmirësohet.
***********

Banner

Related posts

Arrijnë në Kosovë tre policët e liruar nga paraburgimi që ishin rrëmbyer nga Serbia

admin

Gashi nga Uashingtoni: Në Ballkan ka ndikime të jashtme malinje, mbetemi të përkushtuar për rajon stabil

Gjyla Halili

Debati për interpelancat për Mexhitin, Stoilkoviqin, Toshkovskin, Isenin dhe Dautin do të nisë më 10 janar

Gjyla Halili