AKTUALE

Ali Ahmeti zhvillon takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (APES)

Sot zhvillova takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (APES), e cila organizatë ka një rol të rëndësishëm në informimin e opinionit ndërkombëtar.

Së bashku diskutuam për zhvillimet politike në Bashkimin Evropian, rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, luftën në Ukrainë si dhe zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut.

Para përfaqësuesve të APES potencova se Bashkimi Demokratik për Integrim gjithmonë, derisa ka qenë pjesë e Qeverisë ka kontribuar maksimalisht në ruajtjen e stabilitetit në vend dhe në procesin e integrimit sa më të shpejtë të vendit në BE.

Poashtu, theksova që edhe sot, si një ndër partit më të mëdha opozitare, pavarësisht rrethanave të fundit politike, të ditura për opinionin, duke shfrytëzuar çdo mekanizëm demokratik do të ruajmë edhe stabilitetin në vend, por edhe elemtentet bazë të Marrëveshjes së Ohrit që sot janë të rrezikuara nga grupacione të ndryshme politike.

Banner

Related posts

BE-ja miratoi këstin e dytë të mjeteve për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Instrumentit për reformaë dhe rritje

Gjyla Halili

Xhaferi: Në Ankara do të kërkohen informacione se çka duhet të bëhet më tutje për ekstradimin e Palevskit

Gjyla Halili

ISHSSH propozon të ngritet procedurë për inspektim profesional për trajtimin e foshnjës së vdekur shtatëmuajshe

Gjyla Halili