I nderuar kryetar i BDIse dhe Lideri i Shqiptareve z.Ali Ahmeti
I nderuar Kryeminister i pare shqiptar z.Talat Xhaferi
Kolege bashkepartiak Sekretar i Pergjithshem z.Faton Ahmeti
Nenkryetar i BDi z.Arber Ademi
Sekretare per mundesi te barabarta ne kryesine qendrore znj. Arta Bilalli Zendeli
Shume te respektuar familje te deshmoreve, invalid te lufte, veteran te Ushtrive tona Clirimtare.
Te nderuar gostivaras, zonja dhe zotrinje.
Fjalen time ne kete ngjarje te sotme dua ta nis me nje falemenderim te vecante per anetaret e kryesise dhe keshillit mbikqyres te Deges, kryetaret dhe anetaret e keshillave vendor, keshilltaret e keshillit te komunes, funksionaret, udheheqesit te departamenteve, shtyllat tona forumin rinor dhe forumin e gruas dhe te gjithe aktivistet e palodhshem, per kujdesin dhe angazhimin per organizmin e ketij aktiviteti solemn.
Ky takim i perbashket ka për qëllim të prezentoj një proces të ri të organizimit politik të forcës sonë. BDI, duke prekur drejtpersedrejti situaten e renduar që po ndodh ne vendin tone ne dëm të shqiptareve dhe jo vetem, ka vendosur që në nivel të Degëve e qyteteve të krijohen shtabet politike per organizim sa me te mirefillte ne drejtim te adresimit te sa me te sakte te gjitha zhvillimeve ne te gjitha nivelet.
Ky format i veprimit padyshim do të mundësojë inkuadrimin, sa më të madh të te gjithe atyre qe duan te kontribuojne per te parandaluar te keqen qe po shkakton qeveria aktuale monoetnike.
Sonte eshte nje nga rastet qe po jetesohet thenia se ne BDI, nuk është funksioni ai që ka rëndësi, por misioni ynë. Misioni është përmbushja e qëllimeve, vizionit dhe idealeve që ne mbrojmë, në sherbim te misionit të gjithe shendrrohen në aktiviste me qellim arritjen e objektivave qe udhëhiqen nga lideri ynë, z.Ali Ahmeti, i cili gjithmonë ka pasur për qëllim fuqizimin e shqiptarëve dhe zhvillimin e vendit tonë.
Andaj mbeshtetur ne dakrodesine e plote te kryetareve te keshillave vendor, anetareve te kryesise se deges, forumit rinor dhe forumit te gruas dhe te gjitha organeve te deges, ne propozimin si kryetar dege vendosem qe per shef te shtabit politik ne Gostivar te jete Kryeministri i pare Shqiptar, komandanti z.Talat Xhaferi
Duke pasur parasysh qe z.Talat Xhaferi eshte figurë me përvojë të jashtëzakonshme në strukturat partiake dhe shtetërore, eshte kerkesa e jone qe z.Xhaferi te na prije ne shtabin tone politik ne Gostivar per vet faktin se angazhimi i tij vazhdon, veçanërisht për qytetin e Gostivarit dhe Gostivarasit dhe fakti qe me gezoi me se shumti eshte edhe mbeshtetja juaj unanime nga të gjitha strukturat partiake në Gostivar per kete propozim, si një reflektim i besimit dhe vlerësimit të lartë për punën e tij të palodhur. Poashtu dua te falenderoj komandantin, qe pranoi te jet ne krye te ketij shtabi duke deshmuar se si ju qendrohet besnik strukturave qe na perkrahin ne vazhdimsi qe nga themelimi i organizates sone politike.
Pa humbur edhe me shume kohe,
Kam nderin dhe kenaqesine te ftoj perpara jush, shefin e shtabit politik ne BDI-ne e Gostivarit
Kryeministrin e pare shqiptare komandant Talat Xhaferiiiii
Ju faleminderi bashke mireutakofshim ne fitoret
E rradhes. Dalshim faqebardhe
Komandant fjala per ju !