AKTUALE

Talat Xhaferi zgjidhet shef i shtabit politik të BDI në Gostivar

Sonte në Gostivar, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar në një tubim partiak, ka zgjedhur shefin e shtabit politik pranë kësaj partie në këtë qytet. Në këtë eveniment ku i pranishëm ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për shef shtabi politik të degës së kësaj partie në Gostivar, u zgjodh ish kryeministri dhe deputeti aktual, Talat Xhaferi.
Nuk kanë lënë mjet e propagandë pa lëvizur në drejtim të mposhtjes, në drejtim të rrënies së moralit në Bashkimin Demokratik për Integrim. Por pa sukses, pa sukses sepse rrënjët e këtij organizimi përveç se janë të lashta, janë të vaditura me gjakun e të gjithë bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve në këto hapësira dhe më gjërë”, tha mes të tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin e mbajtur në Gostivar.

Banner

Related posts

RMV, janë publikuar listat me emrat e personave që kanë fituar ndihmë nga shteti

admin

Maqedonia e Veriut pjesë e instrumentit të ri të BE-së për përforcimin e mbrojtjes civile në Evropë

Gjyla Halili

Nikolloski: Ministria е Transportit me kontrolle të mëdha për licencat

Gjyla Halili