AKTUALE

Kapja e Kulturës, Klientelizëm dhe Turp Kombëtar

Sekretariati për kulturë i BDI-së

Në një akt të skajshëm të kapjes politike, kultura shqiptare është shndërruar në një tezgë ku militantët e partive shpërblehen për “besnikërinë” e tyre, duke zhvendosur ekspertët dhe profesionistët e vërtetë.

Rasti më i fundit i emërimit të Eron Belulit, që është kordinator i kulturës dhe turizmit pran Aleancës për Shqiptar të udhëhqeur nga Arben Taravari, ai emërohet anëtar i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Paluajtshme dhe të Mirave Audiovizuale kjo është dëshmia më flagrante e shndërrimit të kulturës në një instrument të paturpshëm të klientelizmit.

Ky komision, që duhet të drejtohet nga njerëz me njohuri dhe përvojë në fushën e kulturës dhe trashëgimisë, tani është bërë strehë për individë që nuk kanë as kredencialet minimale për të mbrojtur trashëgiminë tonë. A është ky një rastësi? Sigurisht që jo! Politikat e VLEN-it, me një arrogancë të neveritshme, vazhdojnë të trajtojnë institucionet publike si pronë partiake.

Sarana Ademi, Vullnet Kuçi dhe të tjerët në këtë lojë të ulët politike janë fytyra e vërtetë e një sistemi që shpërfill vlerat, profesionalizmin dhe interesin publik. Këto emërime nuk janë gjë tjetër veçse një tjetër shuplakë për artistët, akademikët dhe punonjësit e kulturës, të cilët pas institucionalizimit të kulturës shqiptare që u bë nga BDI, VLEN-i po e partizon dhe e shëndërron në zyra punësimi për aktivistët e vet.

Related posts

Isen Shabani pritet ngrohtësisht nga banorët e Kalishtit

Gjyla Halili

Bytyqi: Akti i praktikave të padrejta të tregtisë do të sjellë produkte më të lira në tryezë

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE: Pendarovski po të mos ishte President nuk do të jetonte në Maqedoni

Gjyla Halili