AKTUALE

Fatmir Dehari përshëndet vendimin që Kërçova të jetë vendi shënimit të 80 vjetorit të Kryqit të Kuq

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, ka përshëndetur vendimin që Kërçova të jetë mikpritëse e shënimit të 80 vjetorit të Kryqit të Kuq.

Z. Dehari ka deklaruar se shpreson që ky përvjetor të frymëzojë edhe më tej misionin fisnik të Kryqit të Kuq, në shërbim të njerëzimit.

Postimi i plotë:

Faleminderojmë Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut-Organizatën komunale Kërçovë!
Në emër të Komunës së Kërçovës, ju falënderoj për zgjedhjen e qytetit tonë si vendin e festimit të 80-vjetorit tuaj në Maqedoninë e Veriut. Është një nder i veçantë për ne që ishim nikoqirë të kësaj ngjarjeje historike.
Vlerësojmë rolin tuaj të pazëvendësueshëm në ndihmën humanitare dhe solidaritetin me komunitetet në nevojë. Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për ndarjen e pllakës jubilare, një çmim që përfaqëson bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet komunës sonë dhe organizatës suaj të respektuar.
Shpresoj që ky përvjetor të frymëzojë edhe më tej misionin tuaj fisnik në shërbim të njerëzimit.

Related posts

Blerim Sejdiu: Fajtorët e vërtetë po lihen të lirë, po ndëshkohen të pafajshmit për tragjedinë e spitalit modular në Tetovë

Gjyla Halili

A janë ngrirë llogaritë e Albcontroll në interes të Becchetit? Rama i shmanget disa herë përgjigjes: Po mendojmë të dalim nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit

admin

Mexhiti: Nuk duhet të ketë fatura paushallë për shpenzimet elektrike, do të vendoset kontroll i

Gjyla Halili