AKTUALE

Lladrovci publikon video të 1993-tës ku shihet bashkë me Adem Jasharin për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca

Banner

Një video e rrallë është publikuar nga Ramiz Lladrovci, është incizim i mesit të Janarit të vitit 1993, ku shihet Komandanti legjendar Adem Jashari, Ali Lajçi, heroi Xhemail Fetahaj dhe miq të tjerë që kishin shkuar bashkë për ta ngushëlluar familjen e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca me rastin e kalimit të tij në amshim.

E falënderoj nga zemra mikun tim Gëzim Avdimetajn, i cili ma dërgoi këtë video unike me rastin e ngushëllimeve te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca që aq shumë e deshti Kosovën, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

Incizim me Komandantin legjendar Adem Jasharit, me shokë e dashamirë me rastin e vizitës për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca.

Është incizim i mesit të janarit të vitit 1993, ato ditë dola nga spitali në Tiranë ku u trajtova, pas torturave nga okupatorit serb, ku më kishin përcjellë Hashimi, Kadriu dhe Naiti.

Në videoincizim, në ngushëllime për aktorin e madh, Ndrekë Luca, vërehet Adem Jashari, Bajram Mehmetaj, Ali Lajçi, Gëzim Avdimetaj, Isa Demiri, Zekiria Cana, Ismet Rashiti, Xun Çeta, Xhemail Fetahaj, Mal Lokaj, Bekim Lumi, Sadri Murtezaj, Ragip Grabovci, Qerim Shkreli…të cilët po i dalloj.

E falënderoj nga zemra mikun tim Gëzim Avdimetajn, i cili ma dërgoi këtë video unike me rastin e ngushëllimeve te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca që aq shumë e deshti Kosovën!

https://www.facebook.com/share/v/1Ya9aJ1XLJ/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

UNT shënoi 15 Majin – Ditën ndërkombëtare të Familjes

admin

Grupi i Zjarrit: Sot zyrtarisht ju drejtohemi si fraksion brenda BDI-së, do të jemi zëri i pakontestueshëm i të gjithë qytetarëve

admin

A janë ngrirë llogaritë e Albcontroll në interes të Becchetit? Rama i shmanget disa herë përgjigjes: Po mendojmë të dalim nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit

admin