AKTUALE

Mickoski: Ashtu vendosëm! Maqedonia ko-sponsor i Rezolutës së SHBA-ve për Ukrainën

Në tre vjetorin nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, SHBA-të dhe vendet nga BE-ja u bashkuan dhe parashtruan propozime të ndryshme për rezoluta në KB. Kievi mbetet pas tekstit të Gjermanisë dhe Francës, ndërsa nga ana tjetër Maqedonia është ko-sponsor i rezolutës që e dorëzuan SHBA-të. Kryeministri Hristijan Mickoski pret që e njëjta të votohet nga shumica e Asamblesë së përgjithshme.

“Vendosëm kështu, se do të jemi ko-sponsorë të Rezolutës që e dorëzuan SHBA-të”, tha Hristijan Micksoki.

Paraprakisht pjesë e mediave botërore publikuan se në tekstin që e propozoi Uashington nuk kritikohen mjaftueshëm aktivitetet e Moskës dhe flitet për konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës. Përveç Maqedonisë, tekstin e kanë mbështetur Hungaria dhe Izraeli. I pyetur për relacionet me administratën e re amerikane të Trampit dhe përkrahjen e SHBA-ve për vendin tonë, Mickoski u përgjigj se prej kontakteve të realizuara mund vetëm të përfitojë e jo të humbë.

“Ngadalë por sigurt nga Uashingtoni gjithkund nëpër botë do të përhapet normalja e re. Ne jemi mes të parëve që e përkrahim normalen e re dhe mendoj se kjo do të ndodhë në mënyrë masive në periudhën në vijim dhe se do të marrë përkrahje të madhe në botë”, tha Mickoksi.

Paraprakisht sekretari shtetëror i SHBA-ve, Marko Rubio theksoi se SHBA-të kanë propozuar një rezolutë të thjeshtë dhe historike me të cilën do të përcaktohet rruga drejt paqes. Uashingtoni refuzoi që ta përkrahë rezolutën e vendeve europiane. Me të kërkohet tërheqje e plotë të ushtarëve rusë nga territori ukrainas.

Related posts

“E Majta” beson se Toshkovski është përgjegjës për lëshime që nuk duhen lejuar, Toshkovski thotë se nuk ka frikë nga përgjegjësia

Gjyla Halili

Dashtevski: Nuk ka probleme në votimin e të sëmurëve, të burgosurve, diasporës dhe të personave në shtëpi të të moshuarve

Gjyla Halili

Bdi: Mosrespektimi i gjuhës shqipe, pasqyrë e një qeverie që refuzon realitetin multietnik të shtetit

Gjyla Halili