AKTUALE

Mexhiti priti drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski

Shkup, 24.02.2025 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot, me kërkesë të drejtorit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, z.Lorkovski, zhvilloi takim bilateral në të cilin u diskutuan çështje të interesit të përbashkët, siç janë Ligji për veprimin klimatik, ndryshimet në Ligjin nacional për mjedisin jetësor si dhe Ligjin për përgjegjësi mjedisore.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti informoi drejtorin Lorkowski se procedura qeveritare për miratimin e Projektligjit për Veprimin Klimatik është duke vazhduar, dhe se po punohet për adresimin e komenteve dhe opinioneve të marra nga institucionet, për të cilat janë mbajtur takime me institucione të ndryshme.
Lidhur me procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis, ministri Mexhiti theksoi se qëndron pas zgjidhjeve që nuk bien ndesh me parimet e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi përmbushjen e kërkesave evropiane sipas Direktivës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, statusin e Ligjit për Veprimin Klimatik dhe mekanizmin për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e shkarkimeve të gazeve serrë, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.
Mexhiti dhe Lorkowski u zotuan për avancimin e bashkëpunimit tashmë të vendosur.

Related posts

Bdi dega Tetovë: Shitja e dyfishtë e monopolit- skandali me dy vlerësime

Gjyla Halili

VATRA THEMELOI DEGËN NË LONG ISLAND DHE INAUGUROI SHKOLLËN SHQIPE “GJERGJ FISHTA” NË NEW YORK

Gjyla Halili

Lëvizja Demokratike në Saraj me iftar për aktivistët

Gjyla Halili