AKTUALE

Tetova për herë të parë në Samitin B40 – VLEN për zhvillimin rajonal!

Sot në Sofje të Bullgarisë patëm kënaqësinë të përfaqësojmë VLEN-in në Samitin prestigjioz të Kryebashkiakëve B40, ku ndamë vizionin tonë për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të rajonit. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërkomunal si një alternativë e qëndrueshme për zhvillimin afatgjatë.

Gjatë fjalës sonë, veçuam ndryshimet pozitive që po ndodhin në Tetovë dhe më gjerë, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit. Investimet në gastro-turizëm, kulturë dhe tregti lokale po sjellin transformime të prekshme, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe mirëqenie.

Bashkëpunimi rajonal është çelësi për suksesin e përbashkët. Shkëmbimi i përvojave dhe marrja e modeleve më të mira të qeverisjes na ndihmojnë të ecim përpara. Sot, për herë të parë, Tetova ishte pjesë e Samitit B40, falë angazhimit dhe vizionit tonë për një të ardhme më të mirë!

VLEN për qytetarët, VLEN për zhvillimin, VLEN për të ardhmen!

Banner

Related posts

VLEN: Ata që hartonin plane kundër Kosovës po „shqetësohen“ për kolonat kufitare

Gjyla Halili

Afrim Myrtaj, heroi i gjallë që mposhti vdekjen në Zhegoc me 11 plumba në trup

Gjyla Halili

Mbledhja e 141-të e qeverisë, ja vendimet e marra

admin