AKTUALE

Mbyllet edhe një institut me vendim të MASH-it, ministrja Janevska thotë se do të mbyllen edhe disa të tjerë

Është komisioni dhe juristët të cilët do ta marrin vendimin përfundimtar, por edhe disa do të jenë me siguri, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në pyetjen nëse pritet mbyllja e institucionit të ri për arsim të lartë për shkak të parregullsive dhe nëse nuk korrigjohen pas afatit të dhënë tremujor.

Në një deklaratë për TV Alsat ministrja dje njoftoi se me vendimin e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë është mbyllur Instituti për hulumtime biometrike nga Shkupi, i cili është institucioni i teti arsimor që mbyllet me rend.

“Për fat të keq, ligji nuk është finalizuar dhe aktualisht bëjmë zgjidhje të re ligjore që do të parashikohen të gjitha lëshimet që kanë ekzistuar deri tani në ligj. Për momentin, u nisëm për t’i rregulluar punët, të mos bëhet ndonjë dëm shtesë, ndërsa kur ta përfundojmë atë dhe me zgjidhjet e reja ligjore do të veprojmë ashtu siç duhet”, tha sot Janevska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp.

Related posts

Bujar Osmani pyet “Pse jo Presidentin e parë?! Unë besoj!”

Gjyla Halili

“Ngrijnë” e ulen çmimet e disa artikujve higjienikë, deri më 31 maj

admin

Osmani për takimin me Bidenin: Mora garanca të fuqishme për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës

admin