SPORT

Milan e Barcelona pritet të bëjnë shkëmbimin e madh

Rafael Leao mund të transferohet në “Camp Nou”, ndërsa ylli i Barcelonës Feran Torres të lëvizë në drejtim të kundër dhe të bashkohet me Milanin.

Sulmuesi portugez, Leao është njëri nga lojtarët më të kërkuar për momentin, falë paraqitjeve mbresëlënëse me Milanin.

Leao u shpall lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar pas titullit të fituar me “Rosonerët”, ndërsa këtë sezon ka realizuar 9 gola dhe 9 asistime në 27 ndeshje.

Portugezit i skadon kontrata me Milanin në vitin 2024 dhe verën e ardhshme pritet që të largohet nga “San Siro”.

Barcelona është njëra nga skuadrat që do të tentojë transferimin e Leaos në verë dhe “Blaugranët” madje kanë gati ofertën joshëse për Milanin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Barcelona është e gatshme t’ia ofrojë Milanit kartonin e Ferran Torres dhe 50 milionë euro në këmbim të Leaos.

“Rosonerët” kanë shfaqur interesim për Torres dhe nuk përjashtohet mundësia që ta pranojnë ofertën e Barcelonës, në rast se nuk arrijnë marrëveshje me Leaon për rinovimin e kontratës.

Related posts

Romano akuzohet nga një lojtar se ka raportuar një lajm të rremë

admin

“Ne na kanë ardhur lojtarë nga Shqipëria dhe nuk i kemi marrë për respekt”! Vazhdon turpi në Kosovë, zyrtari i FFK: Kam dyshime si u rregullua dokumenti për Mujën dhe Dakun

admin

Goli i Rashanit vendimtar në barazimin e Clermontit

admin

Leave a Comment