AKTUALE

Mickoski thirrje BDI-së: E dini numrin tim, sillni provat për Mexhitin

Kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje BDI-së të dorëzojë prova për korrupsionin që pretendojnë se ka kryer zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.

“Të gjithë ata që kanë çfarëdo prove për këtë çështje, siç pretendon BDI-ja, e dinë numrin tim. Nëse është e nevojshme, do të lë një takim për t’i parë provat dhe për t’i dorëzuar te organet kompetente,” tha sot kryeministri.

Ai paralajmëroi integristët:

“Duhet t’i paralajmëroj nga BDI-ja se vazhdojnë të shpërndajnë tymnajë të ngarkuar me korrupsion, që dikur ishte emri i tyre i dytë. Atributi i tyre kryesor ishte TC Soravia, makinat ‘Rolls-Royce’ të dhëndurëve, hapësirat afariste të ish-shefit të kabinetit të Ahmetit dhe kështu me radhë. Mund të mbaj një konferencë të tërë shtypi për të numëruar skandalet e tyre. Kjo është çështje psikologjike, u ka mbetur në nënvetëdije. Unë kam besim te puna e zotit Mexhiti,” shtoi Mickoski.

Banner

Related posts

Mjegulla në Prishtinë, ministri Aliu tregon pse janë anuluar 12 fluturime në ardhje

Gjyla Halili

Haradinaj: Qeveria me veprimet e saj të paligjshme ka çrregulluar sistemin e arsimit

admin

Ali Ahmeti: Elitat politike të vetëdijësohen për përgjegjësinë që kanë në ndërtimin e shtetit, duke respektuar vullnetin e shqiptarëve dhe barazinë

Gjyla Halili