AKTUALE

Saranda Imeri: Kujt i detyrohet Bujar Osmani për lirinë e tij?

Saranda Imeri Stafai nga koalicioni VLEN përmes një postimi në facebook thotë se Bujar Osmani po mundohet ta shpëton veten nga ndëshkimi gjyqësor.
“BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë se kush e shpëtoi Bujar Osmanin nga ndëshkimi gjyqësor.
Lënda e ngritur nga PSP kundër tij përfundoi në mënyrë misterioze pa proces gjyqësor! Kush ishin ata që e mbrojtën dhe pse institucionet heshtin? Kush e ndihmoi të shpëtojë nga akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të funksionit? Kujt i detyrohet Bujar Osmani për lirinë e tij, këtë duhet ta sqarojë BDI.

BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë nepotizmin e Bujar Osmanit.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kuadrot nuk u përzgjodhën sipas kritereve profesionale, por sipas lidhjeve personale me Bujar Osmanin dhe shokun e tij, Artan Grubin. Janë punësuar miq, të afërm dhe shokë, e jo kuadro të afta dhe të kualifikuara.

BDI, në vetingun e saj, le të hetojë edhe tenderët që Bujar Osmani i dha për firmat partiake.

Ministria e Punëve të Jashtme u shndërrua në një qendër korrupsioni, ku u dhanë tenderë miliona eurosh për firma të afërta me BDI-në. Firmat e kolegëve të tij partiakë morën tenderë me shuma milionëshe për ngjarje që zgjatën vetëm një ose dy ditë. Është e rëndësishme që BDI të zbulojë se ku përfunduan ato para.

BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë nëse Bujar Osmani ishte ministër apo thjesht një hije dhe shok i Artan Grubit?

Bujar Osmani ishte ndërmjetësi i mesazheve midis Shkupit dhe Budapestit, duke sjellë marrëveshje të fshehta për rikthimin e Nikolla Gruevskit. Le të hetojë BDI se çfarë politikash përfaqësonte Bujar Osmani për veten, për ish-partnerët e tij të koalicionit apo për shqiptarët që i harroi. Është e rëndësishme të dimë nëse Bujar Osmani ishte thjesht një ekzekutues i skenarit të vetëvrasjes politike të BDI-së, të orkestruar nga Artan Grubi.

Nëse BDI dëshiron me të vërtetë pastrim, le të mos shtiret sikur do të pastrojë figurat e vogla në degët e saj. Le të fillojë nga figurat më të mëdha korruptive! Populli nuk u beson më premtimeve tuaja të rreme!

Është koha për fytyra të reja dhe pa trashëgimi korruptive!” – ka shkruar Saranda Imeri Stafai. /tetova1.mk/

Banner

Related posts

Neziri – Faton Ahmetit : Tearca do t’ua shuaj dritën e blicit më 8 Maj

Gjyla Halili

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja

Gjyla Halili

REISUL ULEMA I BFI MORI PJESË NË MANIFESTIMIN E AMBASADËS SË SHQIPËRISË NË SHKUP ME RASTIN E DITËS KOMBËTARE

Gjyla Halili