AKTUALE

Trump emëron Dan Bongino si zëvendësdrejtor të FBI-së

Banner

Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar komentatorin e djathtë Dan Bongino si zëvendësdrejtor të FBI-së. Trump e njoftoi vendimin në mediat sociale, duke e quajtur Bongino “një njeri me dashuri dhe pasion të jashtëzakonshëm për vendin”.

Bongino do të shërbejë nën Kash Patel, i cili së fundmi u konfirmua si drejtor i FBI-së.

Pas njoftimit, Bongino shprehu mirënjohjen e tij në X, duke shkruar: “Faleminderit zoti President, Prokuror i Përgjithshëm Bondi dhe Drejtori Patel”.

Bongino është një figurë e shquar mediatike, duke drejtuar “The Dan Bongino Shoë”, një program radiofonik, si dhe një podcast popullor. Ai gjithashtu ka kandiduar më parë për Kongresin tre herë.

50 vjeçari ka punuar më parë në organet e zbatimit të ligjit si oficer policie i qytetit të Nju Jorkut përpara se të bashkohej me Shërbimin Sekret të SHBA. Ai ishte pjesë e mbrojtjes presidenciale për George ë. Bush dhe Barack Obama.

Gjatë një interviste vitin e kaluar, Bongino i kërkoi Trumpit të angazhohej për të formuar një komision për të reformuar Shërbimin Sekret, duke e quajtur atë një agjenci të “dështuar” dhe duke e kritikuar atë për dy tentativat për vrasje vitin e kaluar.

Banner

Related posts

Reduktohet transporti publik në Shkup, transportuesit privat kërkojnë shlyerjen e borxhit

Gjyla Halili

Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të rëndomta, janë referendum popullor

Gjyla Halili

Pr/ligji për Arsim të Mesëm, Dauti: E lumtur që Qeveria u kthjell, faleminderit qytetarëve që na mbështetën!

Gjyla Halili