AKTUALE

Osmani: Secili banor i Çairit ka rëndësi! Bashkë me Ali Ahmetin, t’i themi mjaft padrejtësisë e përbuzjes!

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka ftuar banorët e Çairit që më 27 shkurt të bëhen pjesë e tubimit të partisë, dhe siç thotë Osmani, bashkë me kreun e integristëve, “t’i thuhet mjaft padrejtësive”. Osmani thotë se duhet të krijohet “energji e re e ndryshimit”.

“Të dashur qytetarë të Çairit, koha për veprim është tani. Më 27 shkurt, e enjte në ora 19:00, në Sallën “MNT” në Qendër të Shkupit, të bëhemi të gjithë bashkë, ta presim Ali Ahmetin dhe njëzëri t’i themi mjaft margjinalizimit, përbuzjes e padrejtësisë. Të krijojmë një valë të re të energjisë, që do të ndryshojë rrjedhën e kohës. Secili prej jush ka rëndësi që të shkruajmë një histori të re për një të ardhme më të drejtë dhe të dinjitetshme për të gjithë ne”, thotë Osmani.

Banner

Related posts

Taravari: Nga 100 kilometra shihet mosmarrëveshja e VLEN në Qeveri

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: Viti 2024 – viti i realizimit të synimeve tona kombëtare – viti i përparimit drejt idealit të bashkimit!

Gjyla Halili

Lladrovci: Kushdo që shkel Kushtetutën, nuk do të duhej të ketë të drejtë në postet publike e as për Kuvend për pesë mandatet e ardhme

Gjyla Halili