AKTUALE

KANALI DHE ÇERDHJA NË HASANBEG PO BËHET REALITET

Shkup, 23 shkurt 2025 – Sot është mbajtur një ngjarje e rëndësishme në Hasanbeg, ku qytetarët u njoftuan për nisjen e dy projekteve të pritura prej kohësh: ndërtimin e kanalit të ujërave atmosferike dhe ndërtimin e çerdhes publike.
Në këtë ngjarje morën pjesë zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës Boban Stefkovski.
Gjatë kësaj vizite, ata kanë theksuar rëndësinë e projekteve për sigurinë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Hasanbegut.
Projekti i parë, në vlerën e 38 milionë denarëve, do të mundësojë ndërtimin e një kanali të ujërave atmosferike me gjatësi 1350 metra, qe do të investohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Gjithashtu është prezantuar edhe projekti për nisjen e një çerdhe publike moderne në Hasanbeg, e cila do të ofrojë mundësi më të mira për kujdesin dhe edukimin e hershëm të fëmijëve.
Këto investime janë një hap i rëndësishëm për zhvillimin e Hasanbegut dhe për gjithë rajonin, dhe një shembull se si angazhimi dhe bashkëpunimi mund të sjellin ndryshime pozitive për komunitetin.
************************************

Banner

Related posts

Sela: Natyrisht që Struga duhet t’i takojë ASH-së! Kërkojmë nga Fronti Europian që të trajtohemi me dinjitet

Gjyla Halili

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar për ngushëllime familjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Iljaz Ademit nga fshati Sellcë i Komunës së Tetovës.

Gjyla Halili

Fushatë ndryshe e Bajram Rexhepit: Nga dera në derë, me qytetarët për një Tetovë më të denjë

Gjyla Halili